Hyn në fuqi ligji i pagave, cilat kategori “shpëtojnë” nga taksimi

by author

Duke filluar nga data 1 qershor, tatimi mbi pagat do të përllogaritet me fasha të ndryshme.

Advertisements

Nga këto ndryshime të punësuarit me pagë nga 40-50 mijë lekë në muaj,

Advertisements

nuk do të paguajnë tatim çka do të thotë se rreth 65 mijë individë do të jenë jashtë skemës së taksimit dhe të ardhurat që deri dje i paguanin në formën e taksave, do t’i kenë për konsum individual.

Ata do të paguajnë vetëm kontributet shoqërore e shëndetësore dhe do të përfitojnë deri në 13 mijë lekë shtesë në pagë.

Deri më tani pagat e patatueshme ishin deri në nivelin 40 mijë lekë.

Një lehtësim është bërë edhe duke e përgjysmuar nivelin e tatimit nga 13% në 6.5% për kategoritë që paguhen nga 50-55 mijë lekë,

në mënyrë që edhe këta të kenë një barrë fiskale më të harmonizuar. Ndërkohë mbi këto nivele, do të ruhet taksimi 13% me prag përjashtues 30 mijë lekë dhe për pagat mbi 200 mijë lekë, taksimi do jetë 23%.

Objektivi i këtij ndryshimi ka qenë që të lehtësohen punëmarrësit me paga mesatare. Heqja e tatimit për pagat deri në 50 mijë lekë, është një masë e rëndësishme dhe dobiprurëse për të gjithë të punësuarit që janë në këto kategori./Albeu.com.

TË NGJASHME