Giorgos Georgiou është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Gazetari i njohur grek i sportit dhe prezantuesi i emisioneve televizive
Advertisements
dhe radiofonike ishte prekur nga kanceri dhe së fundmi ishte shtruar në spitalin e Agios Savvas.
Advertisements
Georgiou lindi në Petralonë më 26 maj 1952.
Ai ishte tepër aktiv në fushën e gazetarisë sportive që nga viti 1982, si anëtar i ekipit themelues të gazetës sportive greke “O Filathlos” të botuesit Girogos Kouris.
Ai u bë i njohur për publikun përmes rubrikës së tij të përditshme në Filathlos,
si dhe emisionit të tij të parë në radio, më vonë në televizion.