Marjola Myrtollari, 38 vjeçarja që u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj në Korçë ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Advertisements
Gazetari Roland Beqiraj, duke iu referuar burimeve nga spitali, thotë se 38 vjeçarja i është nënshtruar operacionit por duhet të kalojnë disa orë për të parë nëse ka kaluar rreziku për jetën.
Advertisements
“38 vjeçarja është në kujdesin intensiv. Mjekët bëjnë të ditur se gjendja e saj aktuale është e stabilizuar por kritike për jetën pasi duhet të kalojnë 48 orë pas operacionit nëse ajo e ka kaluar plotësisht rrezikun për jetën. Bashkëshorti i saj vazhdon të jetë në arrati, janë bërë kontrolle të vazhdueshme tek fisi i autorit.”, raporton gazetari.
Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e të afërme të autorit të ngjarjes, Aleko Myrtollarit por nuk është gjetur. Sipas gazetarit, policia ka dyshime se ai mund të jetë larguar drejt Greqisë
“Autori mund të ketë kaluar kufirin drejt Greqisë pasi ka punuar shumë herë andej, ka kaluar në mëntrë ilegale, dhe ka shumë njerëz të njohur. Ndërkohë të gjithë familjarët dhe të afërmit u janë ushtruar kontrolleve dhe nuk është gjetur. E vetmja frikë është se ai mund të jetë larguar drejt Greqisë.”, tha gazetari.
Shkak për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë xhelozia. Ka qenë vajza 16-vjeçare që ka gjetur nënën të gjakosur dhe ka njoftuar policinë. Thuhet se çifti kishte prej kohësh grindje. Ata kanë jetuar në Tiranë por ishin kthyer në Korçë një muaj më parë. Mësohet se 46 vjeçari ishte konsumues i alkoolit.