Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një afrikano-amerikane, nënë e katër fëmijëve u qëllua dhe u vra nga fqinja e saj.
Advertisements
Mësohet se shkak për krimin është bërë “zhurmën” e shkaktuar nga fëmijët e viktimës, që luanin në kopsht.
Advertisements
CNN raporton se ngjarja ka ndodhur në Marion County, në Florida. Fqinja fillimisht sulmoi djemtë e saj duke i qëlluar. Në atë moment njëri nga djemtë hyri në shtëpi për të lajmëruar nënën e tij, Aj Owens, për incidentin.
Më pas gruaja ajo shkoi në shtëpinë e fqinjës për t’u ballafaquar, por ajo e qëlloi duke e lënë të vdekur.
Familja e viktimës bën thirrje për drejtësi, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. Një nga avokatët, aktivisti i njohur Ben Crump, tha se fqinja ishte një grua e bardhë dhe më parë kishte abuzuar në mënyrë rastiste ndaj saj dhe fëmijëve e saj.