Moti i keq me shi dhe përmbytje është rikthyer në Itali dhe këtë herë ka prekur zonën Macerata.
Advertisements
Mediat italiane bëjnë të ditur se Macerata dhe provinca e saj u goditën në orët e vona të pasdites nga reshjet e dendura të shiut që zgjatën gati tre orë
Advertisements
Shirat e dendur shkaktuan përmbytje të rrugëve, garazheve, bodrumeve por edhe rënie të pemëve.
Tre komunat më të prekura janë Agugliano, Polverigi dhe Offagna.
Raportohet se situata ishte veçanërisht kritike në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku ka disa persona u evakuuar nga katet e poshtme të ndërtesave dhe u detyruan të ngjiten në ato më të larta.
Bashkia e qytetit paralajmëroi banorët se për shkak të reshjeve jo normale në qytet, janë të bllokuara disa rrugë arteriale, ndërsa këshilloi që përdorimi i makinës dhe daljes nga shtëpia të jetë vetëm në rastet shumë të nevojshme.