Futbollisti i talentuar, Anwar Megbli ka ndërruar jetë pas një aksidenti të trafikut, duke e lënë futbollin italian në zi. 18-vjeçari, i cili ishte lojtar i Livornos, ndërroi jetë të hënën pasi që u rrëzua nga motoçikleta të shtunën mbrëma.
Advertisements
Sulmuesi italian ishte i ulur mbrapa në motoçikletës së shokut të tij kur u përplasën me një makinë, ku më pas lojtari u dërgua me helikopter në spitalin Cisanello në Pisa. Sidoqoftë, d
Advertisements
oktorët nuk mund ta shpëtonin të riun dhe shokun e tij, ky i fundit, që është ende duke u rikuperuar në spital.
Livorno postoi një përshëndetje emocionale duke njoftuar për rastin të hënën në mbrëmje, pas konfirmimit që ylli i tyre ka vdekur, në të cilën shkruhej: “Jo, ju nuk mund të vdisni në moshën 18-vjeçare”.
Megbli ishte një sulmues premtues në skuadrën e Serie D, dhe ishte thirrur në skuadrën e profesionistëve herë pas here sezonin e kaluar, pavarësisht se ishte një lojtar nën moshën 19-vjeçare.