Të shtëna me armë zjarri në një ceremoni diplomimi, dy të vrarë dhe pesë të plagosur

by author

Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një ceremoni diplomimi në Riçmond të Virxhinias.

Advertisements

Të shtënat i kanë detyruar nxënësit e shkollës së mesme që të ikin – me rroba të diplomimit – në kërkim të sigurisë, kanë raportuar mediat amerikane.

Advertisements

Zyrtarë të shkollës kanë thënë se të shtëna kanë ndodhur përgjatë një ceremonie diplomimi në shkollën e mesme Huguenot High.

Një ceremoni tjetër diplomimi, e planifikuar për të martën, është shtyrë, derisa mësimi nuk do të mbahet në atë shkollë të mërkurën.

Viktimat që janë vrarë në sulm kanë qenë një 18-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit që do të diplomonte, dhe babai i tij 36-vjeçar.

TË NGJASHME