Më urdhër të SPAK është arrestuar ditën e sotme ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Advertisements
Por në historinë e tij të karrierës politike, ndaj Dakos janë bërë disa akuza, një prej të cilave ajo e daljes në përgjime në Dosjen “339”, për shitblerje të votave për zgjedhjet e 2017.
Advertisements
Në këtë periudhë, i ftuar në një studio televizive dhe i pyetur për akuzën e lidhjes të tij me grupin e ‘Avdylajve’ të arrestuar për trafik droge,
ai thoshte se ‘duart i ka të pastra si akullore”, ndërsa e konsideronte veten në fushatë si supermen.
“Unë në fushatë nuk lëviz as me eskortë politike as me deputetë. Lëviz vetëm me shoferin se nuk më përballon dot njeri.
Jam akulllore, i shikon këto duar, janë akullore këto, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista.
Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”, deklaronte ai.