Në Parlamentin italian ka ndodhur një ngjarje që nuk është parë në asnjë Kuvend tjetër në botë. Deputetja e Lëvizjes “5 Yjet”, Gilda Sportiello dhe Riçardo Riçiard është lejuar që të ushqej djalin e saj me gji gjatë seancës parlamentare.
Advertisements
Rregullorja e re iu lejon deputeteve nëna të marrin pjesë në punimet e Parlamentit me foshnjat e tyre dhe t’i ushqejnë me gji deri kur të bëjnë 1 vjeç.
Advertisements
“Është hedhur një hap i rëndësishëm, mbi të gjitha sepse përfaqëson një precedent dhe një mesazh për vendin dhe për të gjitha gratë”, tha Gilda Sportiello.
Vendimi i juntës për Rregulloren u mor pas një kërkkese të paraqitur nga vetë Sportiello dhe miratuar nga Dhoma në legjislaturën e kaluar.
“Më në fund ne kemi gjetur një mënyrë për të punuar në heshtje perfekte. Që nga kjo seancë debuton Federiko i vogël, djali i koleges sonë Gilda Sportiello, e cila për herë të parë me unitetin e grupeve është këtu me ne. Urimet më të mira për Federikon për një jetë të gjatë, të lirë dhe të qetë”, tha ajo.