Një ekzekutim mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ngjarja e përgjakshme ka ndodhur pak pas orës 22.30 kur persona të panjohur,
Advertisements
të cilët hipnin në një xhip, kanë qëlluar me kallashnikov dhe kanë vrarë një person brenda një Mercedesi në rrugën Dodekatis, ndërsa më pas kanë ndjekur personin e dytë që ka kërkuar strehim brenda një garazhi.
Advertisements
Xhelatët kanë gjetur makinën Smart, në të cilin ai fshihej dhe e kanë lënë të gjakosur në hyrje të pallatit e u larguan drejt rrugës Grigoriou Lambrakis.
Më pas, autorët, duke lëvizur në rrugën nacionale Athinë-Korinth, i kanë vënë flakën xhipit, i cili sipas informacioneve është vjedhur dhe është zhdukur.
Dy burrat ishin të lidhur me njëri-tjetrin, pasi njëri ishte martuar me motrën e tjetrit.
Një nga dy viktimat, rreth 40 vjeç, njihej si “Rambo” dhe nuk ishte emër i padëgjuar për autortetet.
Ai është arrestuar më parë si i akuzuar për bashkëpunim në vrasje në Lavriou Avenue në 2007 dhe dyshohet se ishte përfshirë në ekzekutimin e një drejtuesi të rangut lartë të Policisë Greke.