Merr flakë treni me 370 pasagjerë në Austri, 50 të lënduar

by author

Autoritetet austriake evakuuan qindra pasagjerë nga një tren që mori flakë të mërkurën në mbrëmje ndërsa ndodhej në një tunel dhe, sipas zyrtarëve, rreth 50 persona pësuan lëndime të lehta, kryesisht për shkak të thithjes së tymit.

Advertisements

Treni me rreth 370 pasagjerë ishte në tunelin Fitzens, në lindje të Innsbruck në rajonin e Tirolit, kur shpërtheu zjarri, njoftoi agjencia austriake e lajmeve APA.

Advertisements

Operatori hekurudhor OBB ka thënë se dëmtimi i linjave të energjisë elektrike u raportua rreth orës 20:40 dhe se një veturë mallrash në tren nga Innsbruck në Amsterdam dukej se kishte marrë flakë. Siç thuhet, zjarri është shuar rreth orës 22:20.

Evakuimi përfundoi pak pas orës 23:00.

Shërbimi i Hekurudhave Austriake shkon në disa qytete evropiane dhe ndonjëherë transporton vetura pasagjerësh në vagonë ​​të veçantë. Treni duhej të mbërrinte në Amsterdam këtë mëngjes.

Pasagjerët që nuk kishin nevojë për kujdes mjekësor u dërguan në Innsbruck, ku u organizua akomodimi, nëse ishte e nevojshme.

TË NGJASHME