Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A14, në Itali.
Advertisements
Një kamion i drejtuar nga një 45-vjeçar shqiptar është përplasur me barrierat e një kantieri ndërtimi që kryente aktivitetin e punës natën.
Advertisements
Viktimë ka mbetur shqiptari, teksa janë regjistruar edhe 8 të plagosur.
Në mesin e këtyre të fundit, është edhe djali i viktimës, i cili ndodhej në kamion me të atin në momentin e ngjarjes dhe po flinte gjumë.
Punëtorët e tjerë të plagosur janë italianë dhe të shtetas të huaj.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, dhe policia e cila po heton aksidentin.
Të plagosurit po marrin mjekime në spitalet e Vastos, Pescara-s dhe Chieti-t.