“Kush t’i bleu varëset e floririt?”, avokati zbardh detajet nga krimi i rëndë në Korçë: Humbi toruan kur ajo i tha se…

by author

Avokati i 46-vjeçarit Aleko Myrtollari, Nevzat Tarelli në një dalje për mediat deklaroi se klienti i tij kishte shprehur pendesë.

Advertisements

Avokati tha se Myrtollari e kishte pyetur gruan e tij mbi disa varëse floriri që ajo kishte blerë,

Advertisements

si dhe për faktin që pse fëmijët kishin ngelur pa shkollë gjatë kohës që ai ishte emigrant në Gjermani.

“Ai ka konstatuar te bashkëshortja e vetë për disa varëse floriri dhe se dy fëmijët janë lënë pa shkollë.

Përballë një heshtjeje dhe frazave që; s’ka çtë duhet ty, ai ka reaguar duke kontrolluar kontrollin.

Ka shprehur pendesë dhe ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë. Ka qenë një reagim emocional, dhe pas 2 ditëve arrati është vetëdorëzuar. Gjithçka do të varët dhe nga akti i ekspertimit.”, tha avokati.

(BalkanWeb)

TË NGJASHME