Pesë burra u vranë të enjten në një sulm në periferinë izraelite të Nazaretit.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në një kohë kur qeveria e Netanyahu është duke u kritikuar për përpjekjet e dështuara për të goditur krimin në zonat e mbizotëruara nga arabët e vendit.
Advertisements
Policia izraelite raportoi se forca të forta u vendosën në zonë për të kërkuar autorët e sulmit, duke theksuar se ata besojnë se bëhet fjalë për hakmarrje mes bandave rivale.
Në një video të publikuar në platformat e mediave sociale, shihet një makinë e përfshirë nga flakët pas incidentit të të shtënave.
Pak orë më parë, në një tjetër periferi të Nazaretit,
një 30-vjeçar dhe një vajzë tre-vjeçare u plagosën me armë zjarri. Normat e krimit në komunitetet arabe në Izrael janë mbi mesataren për pjesën tjetër të vendit.
Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare Abraham Initiatives,
që nga fillimi i vitit, 97 anëtarë të pakicës arabe në Izrael kanë rënë viktima të krimit në rritje.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte “i tronditur” nga krimi brutal, pasi dy deputetë të opozitës arabe i kërkuan atij të shkarkonte ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir.