Vjen paralajmërimi! Ja çfarë pritet të ndodhë me motin për 10 ditët e ardhshme!

by author

Temperaturat po rriten dhe po shkojmë drejtë veres kalendarike, por reshjet atmosferike do të rriten gjatë ditëve të ardhshme në territoret tona për shkak të ndikimit të vazhdueshëm të masave ajrore ciklonike të pasura me lagështi.

Advertisements

Përkundër faktit që patëm një pranverë me shumë re e reshje si duket reshjet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme madje duke rritur intensitetin e tyre. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve dhe stuhive lokale me bubullima, por edhe në formë të shiut ët zakonshëm. Nuk do të mungojnë periudhat me rreze diellore.

Advertisements

Më së shumti reshje gjatë ditëve të ardhshme parashihen në Kosovë ku mund të ndodhë që në disa vise për dhjetë ditë të vien deri në 100 litra për metër katror. Kjo mund të shkaktojë probleme afatshkurtra.

Reshje të herëpashershme dhe rrebeshe parashihen edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore, lokalisht intensive. Në viset bregdetare po ashtu parashihen reshje të herëpasheshme, por intervale kohore me diell do të jenë më të gjata.

Temperaturat do të pësojnë luhatje të lehta sidomos në kohën e reshjeve ato pësojnë ulje, ndërsa në kohën e intervaleve kohore me diell ato rriten dhe në përgjithësi ato do të lëvizin nga 20 deri në 30 gradë Celsius, varësisht nga rajoni në rajon.

Pra, vazhdon moti mjaft jo-stabil dhe po ashtu para nesh është edhe një periudhë me reshje të shpeshta atmosferike ku nuk do të mungojnë shtrëngatat lokale, breshëri dhe reshjet intensive për një kohë të shkurtër./METEOBALLKAN

TË NGJASHME