Një triller po zhvillohet orët e fundit në Lasithi të Kretës, teksa dy efektivë policie janë gjetur të varur.
Advertisements
Advertisements
Bëhet fjalë për dy burra të së njëjtës moshë – 35 vjeç – të cilët u gjetën të varur,
njëri në një ullishte dhe i dyti në derën e shtëpisë së tij, sipas cretalive.gr.
Dy policët shërbenin në komisariate të ndryshme, njëri në Kretë dhe tjetri në Atikë.
Ngjarja është një mister i madh dhe nuk dihet nëse janë të lidhura me njëra-tjetrën, teksa policia po këqyr vendet e ngjarjes.