Të shtëna me armë zjarri, dalin detajet e para

by author

Foto ilustruese

Advertisements

Një atentat ka tronditur Italinë mbrëmjen e djeshme, shënjestër e të cilit ka qenë djali i një ish-bosi të mafias.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në San Cipriano D’Aversa, Caserta. Mediat italiane raportojnë se u qëllua me armë zjarri drejt makinës tip “Fiat”, ku ndodhej Tammaro Caterino. Ai ka arritur t’i shpëtojë plumbave,

të cilët kapën pjesën e pasme të makinës, në të cilën ndodhej një mik i djalit të Sebastiano Caterinos.

Tammaro Caterino është djali i Sebastiano Caterino, bosi i familjes Casalesi, i vrarë më 31 tetor 2003. Megjithatë, babai i tij nuk është shkak për atetnatitn, pasi sipas policisë, para ngjarjes 44-vjeçari ëhstë përfshirë në një konflikt.

Konflikti dyshohet se erdhi pas një debati për marrjen me qira të një makine, por ende nuk dihet nëse ka qenë ndonjë ‘konfikt i çastit’ mes pjesëmarrësve në përleshje apo mosmarrëveshje e bandave që po tentojnë të marrin në zotërim territorin.

TË NGJASHME