Një tërmet i fortë ka goditur Johanesburgun në Afrikën e Jugut ditën e sotme.
Advertisements
Sipas Shërbimit Gjeologjik, tërmeti ndodhi rreth orës 2:38 të mëngjesit me orën lokale dhe ishte me magnitudë 5 në shkallën Rihter.
Advertisements
Epiqendra ishte në provincën Gauteng, e cila është një nga zonat më të populluara të Afrikës së Jugut.
Mediet e huaja raportojnë se banorët i kanë ndjerë lëkundjet madje disa prej tyre kanë postuar foto në rrjete sociale ku shfaqeshin mure të plasaritura.
Tërmetet nuk janë të zakonshme në Afrikën e Jugut, ndaj këto lëkundje kanë shkaktuar panik te banorët.
Një tërmet me magnitudë 5.3 Rihter goditi një qytet minierash pranë Johanesburgut në gusht të vitit 2014.