Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një autobus që transportonte disa dasmorë humbi kontrollin në një rrethrrotullim në shtetin Australian të Uellsit të Ri Jugor, njoftoi policia të hënën në mëngjes.
Advertisements
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 të dielën pranë qytetit Greta, rreth 180 kilometra në veriperëndim të Sidneit.
Advertisements
Aksidenti ndodhi në rajonin Hunter, i njohur për vreshtat dhe për lokacionet ku organizohen dasmat.
“E dimë se ata kishin qenë në një dasmë së bashku dhe se po udhëtonin së bashku…me sa duket drejt akomodimeve të tyre”, tha komisionerja e Policisë, Tracy Chapman gjatë një konference për media.
Policia po përpiqet ende të identifikojë të gjithë pasagjerët, tha ajo.
Shoferi 58-vjeçar i autobusit, i cili u arrestua, pritet të përballet me akuzat lidhur me aksidentin, siç deklaroi Chapman.
Pas ngjarjes, ai u dërgua në spital për testim të detyrueshëm të alkoolit dhe drogës.
Edhe pse mjegulla e dendur ishte e pranishme në zonë në atë kohë, shkaku i saktë i aksidentit rrugor, i cili është më i rëndësi në Australi në gati tre dekada, nuk është përcaktuar ende, sipas Chapman.
Australia përjetoi dy aksidentet më vdekjeprurëse të autobusëve në vitin 1989, të dyja të ndodhura në shtetin e Uellsit të Ri Jugor.
Në këtë aksidente u përfshin dy autobusë që u përplasën mes vete, ku 55 pasagjerë humbën jetën.
Për më tepër, në vitin 1973, një dështim i frenave çoi në rrëzimin e një autobusi turistik në një shpat, duke rezultuar në vdekjen e 18 njerëzve. Kryeministri australian Anthony Albanese shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e personave që humbën jetën.
“Të gjithë ne e dimë gëzimin e të shkuarit në një dasmë…ato janë disa nga momentet më të lumtura që mund të kesh. Për një ditë të gëzueshme si ajo, në një vend të bukur, për të përfunduar me humbje kaq të tmerrshme jete dhe lëndime është kaq mizore, është kaq e padrejtë”, u tha Albanese gazetarëve.
Banorët e zonës janë mbledhur për të bërë homazhe dhe për të vendosur lule pranë vendit të aksidentit.
Vendi ku u organizua dasma, një kantinë e verës e quajtur Wandin Valley Estate, u mbyll të hënën.
“Jemi thellësisht të pikëlluar kur dëgjuam për përplasjen e autobusit gjatë natës që ka marrë jetën e disa prej mysafirëve tanë”, kanë thënë organizatorët.