Mot aspak i qëndrueshëm ka përfshirë vendin tonë gjatë javëve të fundit. Dita e djeshme dhe e sotme, në Tiranë moti ka qenë i alternuar me kthejllime gjatë paradites, por pasdite ka marrë një kthesë duke sjellë shi të rrëmbyeshëm, shkarkesa elekrike dhe erë.
Advertisements
Këto kushte kanë bërë që në disa zonë të kryeqytetit të ketë dhe përmbytje.
Advertisements
Si partashikohet moti gjatë javës?
Vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e kontinentit europian do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.
Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.