Pasi e mbylli javën në nivelin më të ulët historik, euro dha shenja rigjallërimi të hënën pas gati një muaj në rënie.
Advertisements
Advertisements
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, valuta evropiane po këmbehet këtë fillimjavë me 106.26 lekë, duke fituar 0.64 pikë.
Aktualisht, 1 euro po blihet për 105.8 lekë dhe po shitet për 106.81 lekë.
Ndërkohë në rritje paraqiten edhe valutat e tjera si dollari apo paundi.
Megjithatë, agjentë nga tregu valutor thonë se forcimi i euros nuk do të zgjasë.
Flukset e larta prurëse, kombinuar me efektin psikologjik do të fusin sërish euros në cikël rënës.