Një vajzë 7-vjeçare dhe një djalë 11-vjeçar janë gjetur të vdekur në Stoke-on-Trent të Anglisë.
Advertisements
Fillimisht, për ngjarjen e rëndë, policia mori njoftim për një konflikt mes një burri e një gruaje në një lavazh, ku ishte përdorur një thikë, të dielën rreth orës 14:00.
Advertisements
Një 40-vjeçar u gjet i plagosur në vendngjarje, ndërsa një 49-vjeçare u vu në pranga.
Pas kontrolleve në zonë, policia gjeti në një shtëpi dy të miturit e plagosur rëndë, që ndërruan jetë në vendngjarje.
Për vrasjen e tyre, e dyshuar është sërish 49-vjeçarja. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e konfliktit që përfundoi në tragjedi.