Dita nis me diell por keni kujdes orët e pasdites, ja si parashikohen temperaturat për sot

by author

Sot e mërkurë, 14 qershor, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Advertisements

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Në mesditë dhe pasdite përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, hera-herës shtrengata afatshkurtëra.

Advertisements

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të varanësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitonë shpejtësi deri 10m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 14 deri 28°C
në zonat e ulëta 16 deri 31 °C
në zonat bregdetare 18 deri 32°C.

TË NGJASHME