Cormac McCarthy, i konsideruar prej kohësh një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga botuesi Penguin Random House.
Advertisements
McCarthy vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico. Shumë nga romanet e tij ishin tregime të dhunshme që përshkruanin kufirin amerikan dhe botën post-apokaliptike.
Advertisements
McCarthy ishte më i njohur për The Road, romanin e vitit 2006 për një udhëtim të bërë nga një baba dhe djali i tij. Libra të tjerë të vlerësuar janë ‘All the Pretty Horses’ dhe ‘No Country for Old Men’, që u bënë filma.
Pavarësisht vlerësimeve, McCarthy mbeti relativisht i errët për pjesën më të madhe të karrierës së tij. Deri në vitin 1992, 27 vjet pas librit të tij të parë, Neë York Times Book Revieë tha se ai “mund të jetë romancieri më i mirë i panjohur në Amerikë”.
Si më parë, ashtu edhe më pas, McCarthy shihej dhe portretizohej në media si i izoluar, duke iu shmangur turneve të librave, nënshkrimeve, intervistave dhe leksioneve që shkrimtarët e tjerë të njohur do t’i shihnin si detyrime profesionale.
Por McCarthy urrente të fliste për librat e tij, të cilët kryesisht paraqisnin personazhe meshkuj dhe dhunë.