Gati 200 pasagjerë që u nisën nga Tirana për në Lyoon të Francës me kompaninë WizzAir u tmerruan kur në rreth 10 000 metra lartësi teksa u njoftuan se kishin një emergjencë dhe duhej që të zbrisnin në Romë.
Advertisements
Burime ekskluzive për AlbEu.com bëjnë me dije se shkak për uljen emergjente të avionit u bë një pasagjere, e cila humbi ndenjat në ajër.
Advertisements
Një vajzë e cila ka qenë pasagjere në avion ka folur dhe ka treguar me detaje se si ndodhi ngjarja, që nga nisja me vonesë e avionit e deri te ulja emergjente në aeroportin e Romës.
Ajo ka treguar se pasagjerja, e cila humbi ndjenjat në avion nuk ka mundur ta marrë ndihmën e parë gjatë fluturimit pasi në avion mungonte
“Avioni duhej të nisej në orën 11:20, por u shty me rreth 40 minuta. Në orën 12:00 avioni u nis dhe pas 40 minutash fluturim një pasagjere u ndje keq. Ajo humbi ndenjat dhe e asistuan tre mjekë që ndodheshin në avion. Por mungonin mjetet kryesore të ndihmës, aparati i tensionit, i diabetit, kishte vetëm një kuti ndihme të thjeshtë.
Zonja e cila kishte humbur ndejenjat nuk mundi të pëmrendej edhe pas 40 minutash dhe stafi i avionit u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin më të afërt, atë të Romës.