Hyri në bu rg në moshën 24-vjeçare. Vd iq aty në moshën 67-vjeçare. Fotoja e parë është bërë pak kohë pas hyrjes në b urg, ndërsa e dyta pak vite para vd ek jes. U dënua tri herë për arsye politike…
Advertisements
Në asnjë vend të Lindjes komuniste nuk mund të gjesh shembuj të tillë. -shkruante para pak kohësh në rrjetin e tij social ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Katriot Dervishi.
Advertisements
Dangëllitë, vijnë më origjinë nga Përmeti, por 300 vjet më parë ata u shpërngulën dhe shkuan në fshatin Menkulas të Devollit. Një derë e madhe që do të bëhej pre e komunizmt për gjatë gjithë viteve të diktaturës. Që në fillimet e regjimit komunist e pikërisht më 1944, do të prangosej Sami Dangëllia.
Ai lindi më 1920-ën, fëmijërinë e kaloi në fshat, më vonë shkoi ushtar dhe që andej bashkohet me Ballin Kombëtar. Kur komunistët kthehen fitues, menjëherë fillojnë të ndjekin familjet Dangëllia. Pre e kësaj gjuetie u bë edhe Samiu. Kështu më 8 Tetor 1944, arrestohet dhe bur goset në bur gun e Korçës dhe vetëm pas një viti e shpallin “armik të popullit”.
Sami Dangëllia u vendos në b urgun e Burrelit. Më pas fillon interrnimi, por shumë shpejt do të ridënohej dhe në vitin 1960, ridënohet me 25 vjetë bu rg dhe dërgohet përsëri në Burrel, ku do të mirrte dhe nofkën “Gjyshi”. Më pas kalvarin e vuajtjeve do ta kalojë në Spaç, ku Dangëllia punonte shumë për të nxjerrjen e bukën së gojës shtesë, mbasi nuk kishtë asnjë ndihmë nga të afërmit.
Punoi i skl la vëruar, por i pamposhtur nga torturat… Me 21 Maj 1973, ai ishte një nga organizatorët e Revoltës së Spaçit.
Ky njeri ka vu ajtur nga diktatura, mbase më shume se askush tjetër në botë. Janë plotë 108 milionë vik tima nga regjimi komunist në të gjthë botën, por askush nga të bu rgosurit nuk ka bërë aq b urg sa ai.
Edhe Mandela, që është simbol i qëndresës, ka bërë vetëm 28 vite bur g, dhe me aq vite bu rg në Shqipëri janë me dhjetra, por simboli i Mandelës vlen për t’u vlerësuar, po aq edhe simboli i Dangëllisë.
Ai u bu rgos në kulmin e rinisë dhe u dergj bur gjeve për dekada me rradhë deri sad ha shpirt po në bu rg. Jeta e tij, mbase konsiderohet si një nga më të vështirat në botë. Të bu rgosesh në moshën 24 vjeçare dhe mos të dalësh më gjallë nga birucat e komunizmit.