Ferdinand Doda është rikthyer për të disatën herë në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ të autores Evis Ahmeti, në News24, pas disa denoncimeve që ai së bashku me të atin ka bërë për nënën, vëllain dhe nusen e tij. Ai e akuzon të ëmën se e ndau nga nusja dhe tani e ka ndare edhe nga fëmijët.
Advertisements
Ferdinant Doda, prej vitesh përballet me një tragjedi familjare që s’dihet se kur do ta ketë fundin. Mes dhimbjes dhe mallit që i djeg shpirtin ai shprehet me lot në sy se jeta e tij ka vite që nuk ka kuptim. Ai vuan nga mungesa e fëmijëve edhe pse jetojnë në të njëjtin oborr.
Advertisements
Ndër të tjerash brenga dhe dhimbja më e madhe e tij është se personi që mban larg fëmijët nga ai dhe i del në mbështetje ish-bashkëshortes, është nëna e tij, e cila jeton së bashku me fëmijët.
Ferdinanti shprehet se vajza e madhe dhunon vajzën e vogël dhe se ikën nga shtëpia dhe kthehet në mesnatë. Ai thotë se ajo vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe se duhet të kurohet patjetër. Por nga ana tjetër, ish-bashkëshortja e Ferdinantit i ka hedhur poshtë këto akuza duke u shprehur se ai nuk ia lejon që fëmijët t’i marrë me vete edhe pse ka fituar ligjërisht kujdestarinë e tyre.
(BalkanWeb)