Sami Macukulli, 23 vjeç, humbi jetën dje pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash në Franciacorta në Itali.
Advertisements
Mediat italiane shkruajnë se ai humbi jetën për shkak të një aksidenti në punë. Me punën e re, Macukulli i kishte premtuar partneres se do të martohej me të, dhe të shkonin të jetonin bashkë në Itali. Gjithçka ishte gati, mungonte vetëm akti nga noteri, i cili duhet të ishte përfunduar javën e ardhshme.
Advertisements
Pas martesës, së bashku ata do të ishin zhvendosur brenda pak javësh, në një shtëpi të bukur në Porto Santa Margherita.
Samiu jetonte në disa apartamente në zonën e Caorles, gjithmonë me babain e tij, Ilirjan Macukulli. Ai ka 20 vjet këtu në Itali: u vendos në Caorle dhe ka qëndruar gjithmonë në qytetin bregdetar, duke punuar për Sim Ponteggi. Me babanë e tij jetoi në via del Gambero, në lagjen e peshkatarëve, praktikisht afër qendrës historike.
Pastaj filloi të jetonte në Corso Chiggiato. Së fundi, në një apartament më të rehatshëm dhe më të gjerë, në via del Quadrante, në lagjen Orologio, afër Santa Margherita, në një zonë shumë të qetë edhe në muajt e verës, por që është bosh në dimër për shkak të mbylljes së hoteleve.
Jeta e tij ishte me sakrifica, punë dhe pak miqësi. Samiu filloi të punojë me të atin, te Sim Ponteggi. Ndërkohë, e ëma dhe e fejuara e tij jetonin në Shqipëri, në zonën e Dibrës, prej nga vijnë shumica e punëtorëve që punojnë te Sim Ponteggi apo në firma të tjera ndërtimi në zonë.