Tre efektivët kosovarë të rrëmbyer nga njësitë speciale serbe të mërkurën (14 qershor) ndodhen në Kralevë të Serbisë.rrembimi i policeve
Advertisements
Avokati serb Çedomir Stojkoviç në një postim në Twitter shkruan se ata ndodhen para gjykatës.
Advertisements
Gjykata duhet të japë vendimin deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor
“Tre policët e Kosovës të arrestuar, R.Z., B.S. dhe M.S ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kralevë.
Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendos nëse do të propozojë masën e sigurisë “arrest me burg për 30 ditë” dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të pranojë kërkesën e Prokurorisë.
E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”, shkruan ai.