E tmerrshme, 11-vjeçarja shqiptare përdh*nohet për herë të tretë brenda jetimores

by author

Pa kaluar as një vit nga përdhunimi i dytë i të miturës 11 vjeçare në Kosovë, dyshohet se ajo është përdhunuar për herën e tretë. Dyshimet janë se rasti këtë herë ka ndodhur në strehimoren e viktimave të trafikimit,

Advertisements

e njohur ndryshe si strehimorja e sigurisë së lartë, nga një viktimë tjetër e mitur, e strehuar gjithashtu në të njëjtin vend. Të dy viktimat aty ishin me qëllimin e mbrojtjes dhe të rehabilitimit.

Advertisements

“Prokurori për të mitur pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë me datën 16 maj 2023, ka nxjerrë aktvendimin për inicimin e procedurës përgatitore ndaj të miturës,

për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kishte për të kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 pargrafi 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër është kryer ndaj një të miture tjetër që ka qenë e strehuar në strehimore”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë e konfirmon për emisionin hulumtues ‘Udhëve”, se e dyshuara e përdhunuar, është viktima e njohur për publikun si 11 vjeçarja e cila është përdhunuar nga disa persona.

“Viktima e përdhunimit është e njohur si “11 vjeçarja” në rastin e mëhershëm”, sqaron Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Nga policia shpjegojnë se është iniciuar rast për veprën penale të përdhunimit. “Bazuar në të gjeturat dhe moshën e viktimës, është iniciuar rasti ‘përdhunim’ dhe në prokurori është dërguar kallëzim penal”, deklaron policia për emisionin “Udhëve”.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë pranuar të deklarohen, ani pse kjo strehimore është nën kompetencën e tyre.

Si ndodhi përdhunimi herën e kaluar?

Tre persona ishin afruar tek 11-vjeçarja dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës. Më pas të dyshuarit ia kanë hequr 11-vjeçares rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër. Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bar dhe aty theksohet se viktima ishte dhunuar sërish.

TË NGJASHME