Artistja e mozaikëve, Erjeta Gajtani ka rrëfyer këtë të Shtunë në studion e “Rudina” në Tv Klan historinë e saj të dashurisë. Ajo thotë se pavarësisht se në kohën kur u martua çiftet nuk qëndronin gjatë të lidhur, rasti i saj ishte krejtësisht ndryshe.
Advertisements
Bashkë me njeriun e zemrës, ajo kujton se si u fejuan pas 6 vitesh lidhje dhe datën e dasmës e caktuan pasi bënë muajin e mjaltit. Këtë të fundit, dy herë!
Advertisements
Erjeta Gajtani: 6 vjet kam bërë dashuri motra jote. (Të qeshura në studio) Dhe në atë kohë!
-Ja paske kaluar dhe teto Ollgës.
Erjeta Gajtani: Teto Ollga e kishte pas martese, unë para martesës. 6 vjet dashuri, 1 vit fejesë dhe kur erdhi puna për muajin e mjaltit, unë me bashkëshortin…Ai shkodran, e ke parasysh më tha “Ero dëgjo, sa t’i hanë lekët dynjaja, i fusim një dasëm të vogël.” Më 29 Dhjetor ne e lamë e këto qejfet tona i bëjmë para, muajin e mjaltit. Dhe kemi bërë dy, në Gusht ka qenë në Durrës te “Adriatiku” me një shokun e vet dhe ai tha kam dy dhoma për ju. Te njëra mami, te njëra ne. Te restoranti hanim pinim, shëtitje në plazh. Mbarojmë, edhe ikëm me motor në Shëngjin. Në Shëngjin na jetonte tezja e burrit, ishte fantastike! I shkojmë për vizitë tezes Zinë.
Tezja Zinë thoshte kështu: “Ça bani kështu mor Lelë se marre?! Pse moj teze? Marre mor Lel, ma bjen nusen këtu, e shkoni e flejni atje, është turp. Tan fisi e ka kalu muajin e mjaltit këtu në Shëngjin. Teze na lër rehat tashi, një muaj mjalti e bëra me vjehrrën, tashi do e bëj me fisin”
-Tezja donit që të rrinit te shtëpia e saj.
Erjeta Gajtani: Të na nderonte, se ajo e kishte burrin inxhinier anijesh dhe kishin ngel në Shëngjin.
-Pse në 29 Dhjetor? Pse se bëtë më herët, në vjeshtë?
Erjeta Gajtani: Kështu e lamë, donim një dasëm të vogël. Ai s’kishte shumë njerëz, se ishin në Shkodër. Në fakt, Gushtin në Durrës, Shtatorin në Shëngjin e pastaj kur u martova shkova içik shtatzënë. Jo se e kishim lënë për atë efekt, datën e kishim ndarë. U ngrohëm shumë me dy muaj mjalti./tvklan.al