Në prag të verës astronomike (21 qeshor), ka ardhur vala e parë e të nxehtit në Europë.
Advertisements
Pas 50 ditësh, me mot të paqëndrueshëm, stuhi dhe përmbytje, anticikloni afrikan tashmë është shtrirë në Mesdheun qendror dhe perëndimor.
Advertisements
Ekspertët e iLMeteo.it i kanë vënë emrin Scipio kësaj rryme të nxehtë që po zgjerohet nga Algjeria drejt Italisë. Rajoni më i prekur do të jetë Sardenja, ku termometri pritet të shënojë 40 gradë Celsius. Deri në 37 gradë do të shkojë temperaturat në disa zona të Toskanës, Lacios, Puglias dhe Bazilikatës.
Temperaturat do të pësojnë rritje të vazhdueshme gjatë ditëve në vijim, sipas meteorologëve italianë, të cilët shpjegojnë se nuk përjashtohen as stuhitë e forta pranë kodrave, pikërisht për shkak të masave të ngrohta të ajrit, që përplasen me malet, ku temperaturat janë më të ulëta.
Rajoni më i prekur nga vala e të nxehtit do të jetë Sardenja. Rajoni lëshoi ??një paralajmërim për mot të pafavorshëm nga mesdita e së hënës deri të enjten pasdite për “temperatura të larta deri në 40 gradë në zonat perëndimore dhe veriore”.