Më në fund pas disa javësh me mot të paqëndrueshëm, për javën që presim përpara vendi ynë do të kthehet në “normalitet”! Kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi Europën Qëndrore dhe më pas edhe mbi territorin e vendit tonë.
Advertisements
Në këtë mënyrë, për të gjithë javën që presim përpara moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell.
Advertisements
Megjithatë, në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të ketë zhvillim vranësirash por kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash të izoluara.
Për këtë javë vlen për tu theksuar rritja e ndjeshme e temperaturave si në vlerat minimale por kryesisht ato të mesditës me vlera deri në 36-37 grad celcius. Gjithashtu, duhet të përmendim se duke nisur nga dita e Mërkurë
por kryesisht ditët e Enjte dhe e Premte, ndjesia reale e temperaturave të mesditës do të jetë disa grad më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik për shkak të lagështirës relativisht të lartë në ajër.