Gruaja e skandalit seksual në zyrën e kreut të Bashkisë së Kukësit, është njohëse e gjuhëve të huaja.
Advertisements
Një burim hetimor tha për DITA se ajo e ka ofruar veten në situata të ngjashme me Gjicin për persona të ndryshëm, madje e ka provuar edhe me diplomatë.
Advertisements
40-vjeçarja flet mirë frëngjisht. Ajo arriti disa vite më parë të bënte video seksuale me ish-drejtorin e Hekurudhës, ky pak muaj pas plasjes së skandalit, vdiq nga një infarkt në moshën 50 vjeçare. Ajo ju paraqit atij si franceze, duke e thelluar njohjen derisa arriti ta regjistronte në një akt masturbimi në zyrën e tij.
Por ajo flet edhe anglisht, madje ka përdorur një patentë shoferi amerikane false për të joshur viktimat e saj.
Kjo patentë e publikuar nga DITA bashkë me disa foto dhe dokumente të tjerë të personit në fjalë nuk është e asnjë shteti amerikan. Veç kësaj ajo ka firmë tjetër poseduesi dhe emri i vendit ku është “lëshuar”, është shkruar gabim.
Ajo është false dhe është përdorur për mashtrim: