Prapaskena mëson se nga SPAK është lëshuar një urdhër për ndalimin në kufi të Alma Kaçit, nëse tenton të largohet nga Shqipëria. Në postat kufitare të policisë ka shkuar një urdhër për ndalimin e Alma Kaçit, shoqëruar me foton dhe gjeneralitetet e saj. Hetuesit kërkojnë dëshminë e 40-vjeçares që josh dhe filmon njerëz të njohur në raporte imtime me të, me qëllim për t’i fundosur, shantazhuar apo zhvatur pasurinë, nën kërcënimin e publikimit të videove erotike.
Advertisements
Alma Kaçi ‘dogji’ Safet Gjicin, teksa e joshi seksualisht, duke e filmuar me një kamer të kamufluar në një çantë.
Advertisements
Ajo është parë duke shëtitur me qenin në Durrës sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Alma Kaçi, e lindur në Berat, banuese në Durrës dhe me biznes në Tiranë, dyshohet se është përdorur nga një segment korrupsioni dhe krimi si karrem për të joshur dhe implikuar në afera seksuale njerëz të njohur si politikanë, pushtetarë, gazetarë, biznesmenë etj
me radhë, duke mos u ekspozuar.
Nuk dihet se si në rastin e Safet Gjicit, 40-vjeçarja tregoi fytyrën e saj, duke i bërë… ‘peshkut të madh’ të pushtetit vendor. Nuk dihet nëse Alma Kaçi u ‘dogj’ si karrem nga një pakujdesi apo qëllimisht. Një burim tha për Prapaskenën se Alma Kaçi po mbahet nën monitorim pasi ka një rrezik të madh që tutorët t’a largojnë jashtë vendit ose t’a eliminojnë fizikisht.
Tutorët ose tutori duket se janë të frikësuar se Alma Kaçi mund të zbërthehet në SPAK, duke u bërë bashkëpunëtore e drejtësi.
Në rastin e Gjicit ka dyshime të forta se Almën e ka instruktuar një ish drejtor i korruptuar i Ilir Metës.
Alma Kaçi rezulton se u është afruar shumë personazheve të njohur, por nuk dihet se deri ku ka avancuar në raport me ta.
Ajo ishte divorcuar dhe muajt e fundit ka bërë ndërhyrje estetike në klinika të shtrenjta. Alma Kaçi posedonte patentë makine amerikane. Në Tiranë ka hapur një biznes këshillimi për bizneset. Prapaskena