Gazetari Artan Hoxha ka publikuar detaje të tjera në lidhje me seks skandalin e Safet Gjicit në zyrën e tij. Ai publikoi sot një tjetër video nga diskutimi mes Gjicit dhe Alma Kaçit, pak minuta pas raportit intim në zyrën e shtetit.
Advertisements
Në video, Alma Kaçi i kërkon Gjicit një vend pune në Kukës si mësuese si edhe lehtësira për të bërë një vend për kastrimin dhe mbajtjen e qenve endacakë. Sipas gazetarit Hoxha, pas këtij diskutimi dhe pas seksit oral, Gjici thërret brenda zyrës edhe nënkryetarin Granit Gjana ku i kërkon që të ndihmojë Alma Kaçin në kërkesat e saj.
Advertisements
“Vajza kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkisë për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qënëve të rrugës. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë. Gjici pasi e dëgjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbështetjen e tij,
duke i vënë në dispozicion stafin e bashkisë. Madje i sugjeron edhe mënyrën sesi ky projekt do të miratohet në këshillin bashkiak, për të mos patur probleme dhe për të qenë në rregull me ligjin. Gjici thërret në zyrë nënkryetarin e bashkisë, Granit Gjana, dhe e urdhëron të ndihmojë vajzën duke ndjekur procedurën për dokumentacionin e projektit”, shkruan Artan Hoxha.
Siç duket nga video, duket se diskutimi për punën dhe ndihmën për një biznes për kastrimin e qenve në Kukës është bërë vetëm 4 minuta pasi Safet Gjiçi dhe Alma Kaçin bënin seks oral në zyrën e Bashkisë së Kukësit. Në videon që qarkulloi pak ditë më parë, ora ishte 16:00.
Ndëkohë, videoja e nxjerrë sot nga gazetari Hoxha është filmuar në orën 16:04, ç’ka do të thotë se biseda për favore është bërë pas seksit.
Është SPAK që duhet të vlerësojë faktet, por duket se videoja e dytë tregon se raporti mes tyre nuk është thjesht një çështje flirti mes dy të rriturve rastësisht, por një marrëdhënie seksuale që i ofrohet një personi me detyrë shtetërore kundrejt përfitimeve për punë apo lehtësira të tjera për një aktivitet biznesi.
Rrjedhimisht, faktimi i këtij raporti do të bëjë që SPAK të detyrohet të rishikojë akuzën për Gjicin duke e akuzuar tashmë për “shpërdorim detyre” apo “mitmarrje”, edhe kjo e fundit nëse konfirmohet.
Në postimin kur dha dorëheqjen, vetë Gjici u kujdes të theksonte se kishte një raport te gjatë intim me Alma Kaçin me qëllimin e vetëm për të shmangur pikërisht akuzat e SPAK se gjithçka mes tyre ishte zhvilluar për shkak të detyrës dhe jo si një pëlqim mes dy palëve. Por duket se përmbajtja e videos së sotme e rrëzon përfundimisht këtë tentativë të Gjicit.
Ndërkohë, prej disa ditësh qarkulloi lajmi se Alma Kaçi e kishte kthye në profesion këtë punë duke bërë video të tjera ndaj personazheve të njohur të politikës dhe biznesit.
Gjithçka është bërë për të lehtësuar pozitat e Gjicit para drejtësisë, por duket se videoja e sotme i vë vulën dhe ish-kryebashkiaku i Kukësit i ka punët keq me drejtësinë. /albeu.com