Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qendër të qytetit të Beratit,disa metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Advertisements
Një 70-vjeçar, që po qarkullonte me biçikletë në vijat e bardha, është përplasur dhe hedhur në ajër nga një automjet tip Benz Mercedes me targa AB 586 BD, që drejtohej nga një 18-vjeçar.
Advertisements
Pas përplasjes, i moshuari Muharrem Kadëna, 70 vjeç,
ka rënë pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Burime spitalore bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e tij është kritike pasi ka pësuar hemorragji të brendshme.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë veprimet në vendngjarje, ndërkohë që është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.