Do përloteni! Shiste qumështin e gjirit për ta ushqyer, këngëtari i njohur përballet me nënën biologjike dhe dëgjon rrëfimin e dhimbshëm

by author

Pas zbulimit se ishte shtatzënë, Hekria mohohet nga i ati i saj, por megjithatë ia doli të sillte në jetë Rudinin, edhe pse në moshë fare të re. Deri në këtë moment të rrëfimit të saj, Rudini është fëmija i humbur që ajo ka vite që e kërkon, por nënë e bir nuk janë larg, ai ndodhet vetëm në anën tjetër të ekranit të “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Advertisements

Rudini i Hekries, sot mban emrin Altin dhe është adoptuar nga një familje tjetër, por ka ardhur në “E diela shqiptare” në Tv Klan për të takuar nënën biologjike. Ai e dëgjon zërin e saj, por Hekria nuk është ende në dijeni që njeriu për të cilin i është djegur zemra prej vitesh, është gjendur.

Advertisements

Më herët, ai tregoi se dinte disa gjëra për prejardhjen e tij, emrin e lindjes, certifikatën, datëlindjen (17 Dhjetor 1974), por në mnëyrë të vagullt, edhe emrin e nënës biologjike. Rrethanat e ardhjes në jetë të Altinit, Hekria i ka sqaruar dhe në këtë pikë të rrëfimit, ajo shpjegon edhe vuajtjet me të cilat është përballur për ta rritur e vetme djalin e saj.

Hekrie: Kur erdhi djali im në jetë, doktori nuk ishte.

Ardit Gjebrea: Çfarë date ka qenë?

Hekrie: Ka qenë data 14 dhjetor 1974.

Ardit Gjebrea: Nuk ka qenë data 17?

Hekrie: Jo, ka qenë 14 dhjetor 1974.

Ardit Gjebrea: Po pse është regjistruar?

Hekrie: E linda djalin, doktori nuk ishte, pas një jave erdhi e më dha dorën “Hekrie të të rrojë vajza”, i thashë “kam bërë djalë”, tha “mos, m’i prishe regjistrat e gjendjes civile”, i thashë “po pse?”, tha “e kam shkruar emrin Rudina, jo Rudin, do shkoj t’i prish”. I thashë “doktor, meqë ti ia ke vënë emrin Rudina, mua më pëlqen, shko prishja a-në, lëre Rudin siç është emri”. Pas një jave, një jave e gjysmë mbeti emri i djalit Rudin. Pas një jave me një furgon të prishur ec e ndalo shkuam në Poshnje, djali ishte i vogël 3-javësh.

Ardit Gjebrea: Si ishte Rudini, llupës, pinte qumësht, e ushqeje,çfarë?

Hekrie: I jepja të pinte fëmijës tim, pjesën tjetër e ruaja për fëmijët e tjerë që të siguroja të ardhura për djalin, për veshje dhe për vete dhe për ushqim.

Ardit Gjebrea: Se familja nuk të ndihmonte?

Hekrie: Jo, i jepja djalit tim, e peshoja sa ishte, sa do pinte dhe pjesën tjetër ia jepja 4-5 fëmijëve të tjerë.

Ardit Gjebrea: Dhe kush të paguante për këtë?

Hekrie: Shtëpia e fëmijës.

Ardit Gjebrea: Për sa kohë zgjati kjo histori?

Hekrie: 2 vjet.

Ndërkohë, Hekria pati mundësinë të jetonte në Tiranë dhe të punonte. Rudinin, u detyrua ta inte në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës dhe shkonte ta takonte çdo dy javë, pa lënë asnjë autorizim për birësim, me idenë që një ditë, do të bashkoheshin dhe jetonin të dy.

TË NGJASHME