“Zhgënjim total”/ Ceremonia private e Arbanës dhe Eduartit, ndjekësit ja thonë troç moderatores, ja si përgjigjet (Foto)

by author

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj celebruan disa ditë më parë dashurinë e tyre në martesë.

Advertisements

Çifti të cilët zgjodhën ta organizonin dasmën në Toskana të Italisë, e kurorëzuan lidhjen e tyre me një ceremoni private pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Advertisements

Dhe një ndër kushtet që u vendos në dasmë ishte që të ftuarit të mos publikonin asgjë nga ceremonia duke ruajtur kështu privatësinë.

E teksa të gjithë presin foto apo video të dasmës, Arbana ndau me ndjekësit disa momente të veçanta për organizimin e dasmës por nuk zbuloi asnjë detaj më shumë.

E duket se për këtë vendim të çiftit disa prej fansave të moderatores nuk e kanë pëlqyer aspak, madje ata janë shprehur se ndihen “të zhgënjyer”.

Arbana ka publikuar së fundmi një foto nga muaji i mjaltit të cilin po e kalon në Dolomites, dhe në sektorin e komenteve dikush shkroi:

“Zhgënjim total për të gjithë ata që të ndoqën e përkrahën në këto vite, uroj të jesh mirë”, koment i cili i ra në sy moderatores dhe nuk mungoi pa një përgjigje:

“Ata që më duan, më kuptojnë”– ia ktheu ajo

TË NGJASHME