Këshilli Bashkiak i Kukësit mblidhet për herë të parë pas video-skandalit të Safet Gjicit, anëtari del me kërkesën urgjente

by author

Pas gati dy javësh pas video-skandalit të Safet Gjicit, është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Kukës.

Advertisements

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja në fjalën e tij kërkoi ndjesë dhe tha se duhet të vijojmë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.

Advertisements

Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltar që kundërshtoi fjalën e kryetarit të këshillit,

dënoi videon e turpshme të Safet Gjicit dhe kërkoi që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës të japin dorëheqje.

Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.

Ndërkohë në mbledhje ishte edhe deputeti i PS Pandeli Majko, i cili ishte drejtues politik i fushatës elektorale të Safet Gjicit në zgjedhjet e 14-Majit.

TË NGJASHME