Mjekja dhe pedagogia, Sonela Xinxo është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.
Advertisements
Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Xinxo u shua në moshën 49-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Advertisements
Prej vitesh, Sonela Xinxo iu përkushtua mjekësisë. Ajo punoi në ISHP për periudhën 2003-2017, në fushën e parandalimit dhe kontrollit të Sëmundjeve Jo të Transmetueshme.
Doktoresha është autore e një sërë studimesh, raportesh dhe modulesh në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor.
Ndërkohë, ISHP përcjell një mesazh ngushëllimi për familjarët e Xinxos me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të një nga kolegeve të Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Sonela Kavaja Xinxo.
Sonela punoi në ISHP për periudhën 2003-2017, në fushën e parandalimit dhe kontrollit të Sëmundjeve Jo të Transmetueshme, duke kontribuar në hartimin e regjistrit të Sëmundjeve të Zemrës si dhe të shumë dokumenteve të politikave shëndetësore.
Sonela do t’i mungojë jo vetëm familjes, por edhe të gjithë miqve dhe kolegëve me të cilët ajo bashkëpunoi, si dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilëve ju përkushtua për disa vite. I paharruar qoftë kujtimi i saj!”, thuhet në njoftimin e ISHP-së./