Video skandali në zyrën e Gjicit/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Gruaja e përfshirë ka pohuar se…

by author

Teksa sot ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe gruaja me të cilën u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, do të përballen sot në sallën e gjyqit, ku do të njihen me masën e sigurisë, të tjera detaje dalin në dritë.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Gjici ende nuk është marrë në pyetje nga një prokuror për këtë çështje, ndërkohë që ai akuzohet për korrupsion pasiv për një tender për qentë.

Advertisements

Ndërkohë, gruaja e përfshirë në video skandal ka pohuar se ishte ngacmuar seksualisht herën e parë nga Gjici kur ajo kishte shkuar në zyrën e tij, dhe më pas thuhet se ka ndodhur takimi i dytë, ka kryer aktin.

“Sipas saj, i ka kërkuar favore seksuale, në kërkim që t’i gjente një tokë për qentë.

Avokatët e Gjicit e kundërshtojnë akuzën.

Sot vërtetohen zyrtarisht se pajisjet e filmimit mësohet se kanë qenë në një gotë që zonja kishte me vete, me lëng apo me ujë. S’di ta them. Ajo mbante një gotë në momentin që ka dorëzuar çantën. Ajo është vendosur mbi tavolinë, ku ka filmuar dhe pamjet e transmetuara në video.”, tha Lala.

TË NGJASHME