Vala e motit ekstrem ka nisur në një pjesë të madhe të Europës. Në Spanjë temperaturat e larta detyruar punëtorët të ndalin punën në ambientet publike. Jo vetëm në Andaluzi, por edhe në Madrid, Extremadura dhe Castilla-La Mancha, vlerat termike arritën në 40 dhe pritet që të mbeten të larta përgjatë gjithë javës.
Advertisements
Ndërkaq i nxehti ekstrem ka përfshirë sërish Britaninë për të dytin vit me radhë. Banorët u dyndën në bregdetin e Britanisë ndërsa temperaturat mbi 30 gradë Celsius në Londër dhe qytetet jugore të Anglisë. Plazhet në qytetin turistik të njohur të Brighton u tejmbushën.
Advertisements
E kundërta ndodh në Gjermani. Reshjet intensive në Berlin bllokuan rrugët duke shkaktuar përmbytje në disa qytete. Shërbimi gjerman i motit lëshoi paralajmërime për stuhi dhe breshër për pjesë të Berlinit dhe Brandenburgut.
Moti i keq ka përfshirë gjithashtu edhe pjesën jugore të SHBA-së. Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në Kili, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra familje.
Pamjet me dron tregojnë fshatra, shtëpi dhe të korra në Kilin qendror të zhytura në ujë. Dy persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe tre persona janë të zhdukur dhe mbi 400 shtëpi janë shkatërruar. Gjithashtu tornadot dhe stuhitë goditën perëndimin dhe Jugun e SHBA-së duke dëmtuar dhjetëra shtëpi ndërsa tre persona të vdekur në Indiana dhe Arkansas.
Ndërkaq vala e të nxehtit ekstrem ka ia ka lënë vendin shirave dhe përmbytjeve të fuqishme në Pakistan. Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit. Vdekjet e deritanishme ishin për shkak të goditjeve nga rrufetë.
Klan News