Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për kokainën dhe lëndët e tjera narkotike që janë shpërndarë gjatë 2 festivaleve që janë zhvilluar në vendin tonë, në Lezhë dhe në Dhërmi.
Advertisements
Në fjalën e tij gjatë një interviste për “Euronews”, Artan Hoxha tha se festivalet ishin marrë “përsipër” për furnizim nga një grup kriminal që kujdesej për shpërndarjen dhe plotësimin e kërkesës nga gati 17 mijë pjesëmarrës në festibale.
Advertisements
“Kemi pasur 2 festa, tek Rana e Hedhur dhe Dhërmi. Unë me shaka kam thënë kush e ka fituar tenderin për të furnizuar? Ke 17 mijë veta që duan lëndë narkotike. Atje brenda nuk hyn dot askush.
Ata që e kishin marrë projektin e kishin marrë edhe me siguri.
Në Shqipëri janë markete ku të tregtosh lëndë cilësore narkotike. Në Dhërmi u kapën nga Kosova, sivjet u kapën anglezë. Ka stok, nuk ka nevojë të përpunohet.
Doza ka rënë, ka vajtur në 0.3 po është e pastër. Organizatat kriminale që fusin kokainën në Shqipëri, që prej gushtit të vitit të kaluar, që kur u zhduk Ervis Martinaj, ata e kanë marrë nën kontroll aksion kryesor të vendit dhe nuk ka problematika,”-tha në fjalën e tij Artan Hoxha.