Një 31-vjeçare është gjendur pa jetë në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambientet e një pallati të pabanuar në Tiranë.
Advertisements
Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë rreth orës 12:15.
Advertisements
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambientet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.