Tronditëse! 17-vjeçarja gjendet e pajetë në koshin e plehrave, dyshohet se ishte shtatzënë, arrestohet i dashuri

by author

Trupi i një vajze të mitur është gjetur pasditen e së mërkurës në lagjen Primavale të Romës, në një qese të zezë brenda një koshi plehrash.

Advertisements

17-vjeçarja u vra me thikë në gjoks.

Advertisements

Autoritetet italiane kanë arrestuar të dashurin 17-vjeçar të vajzës.

Ai gjithashtu është i mitur dhe është marrë në pyetje mbrëmë nga autoritetet italiane.

Sipas shtypit, një dëshmitar okular e pa atë të dilte nga pallati ku jetonte dhe ta çonte trupin në karrocë drejt koshave të plehrave, në një distancë prej rreth 350 metrash.

Gjithashtu, në ambientin e përbashkët të shtëpisë, ku i riu jeton me nënën e tij, ka gjurmë gjaku.

Sipas informacioneve të deritanishme, mund të ketë pasur një sherr i cili përfundoi në tragjedi.

La Repubblica shkruan se vajza mund të ketë mbetur shtatzënë.

Prova të tjera mund të vijnë nga kamerat e sigurisë në zonë, pamjet e të cilave hetuesit aktualisht po i shqyrtojnë me shumë kujdes

TË NGJASHME