Thellohet skandali për videon e Gjicit, zbulohet një tjetër audio-përgjim për Alma Kaçin, Artan Hoxha dhe ish-prokurori Beci tregojnë detaje të bujshme, avokat i njohur paralajmëron afera të reja “përvëluese”, disa kryebashkiakë priten të shkarkohen

by author

Skandali erotik në të cilin u përfshi ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga pas video-skandalit, ku filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë, me shtetasen Alma Kaçi, vijon të jetë ende në qendër të debatit mediatik. Fillimisht ka qenë gazetari i njohur, investigativ, Artan Hoxha, i cili teksa ishte i ftuara dje në një studio televizive, ka deklaruar se Alma K, personazhi i videos erotike në zyrën e Safet Gjicit,

Advertisements

e ka marrë në telefon pas publikimit të kësaj video, për ta pyetur se ku e ka gjetur materialin e plotë. “Më merr një moment kjo zonja, sepse më kërkonte me insistim. Në momentin që i hap telefonin, e nis bisedën, e di që kjo bisedë po regjistrohet. I them stop një minutë, mora telefonin tjetër dhe e ndeza ta regjistroj.

Advertisements

Sigurisht e kam regjistruar atë bisedë. Ajo donte të gjente nga e kam gjetur unë regjistrimin. Ajo kishte filluar hulumtimin tjetër. Ajo donte të gjente nga ka rrjedhur informacioni. Dalja e filmimit të plotë prishi skemën e shantazhit të mundshëm. Në rastin konkret ka patur një marrëveshje. Uroj që agjencitë e zbatimit të ligjit ta thonë se kush është paguar dhe çfarë ka marrë”, deklaroi Hoxha.

Publikohet një tjetër audio-përgjim

Ndërkohë dje në mbrëmje në emisionin “Të Paekspozuarit” u publikua një pjesë e bisedës telefonike mes Alma Kaçit, vajzës që mendohet se regjistroi videon e skandalit erotik në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici më 6 qershor dhe një personi që ka shtënë në dorë kartën e memories së regjistrimit.

Sipas drejtuesit të emisionit, biseda është e transkriptuar. Por transkripti është bërë me audio për teleshikuesit, ku thuhet se: “Shko takoje Salën vetë!”., referuar ish-kryeministrit Sali Berishës. Sipas ish-prokurori i Rrimeve të Rënda, Eugen Beci, i cili dje ishte i ftuar në një studio televizive, kjo pjesë e bisedës është indicie për të thirrur personat që implikohen në bisedë për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale, që në këtë rast dyshohet se është shtrëngim me anë të kanosjes, apo më thjesht gjobëvënie.

Reagon Jordan Daci

Nga ana tjetër, avokat Jordan Daci është shprehur se ka të tjera video erotike që do të çojnë në shkarkimin e kryebashkiakëve të tjerë në vijim. Në një intervistë për mediat dje në mbrëmje, ai tha se duke pasur parasysh standardin e kandidatëve që kemi, do të duhet të mësohemi me skandale të tilla. “Ajo çfarë ndodh në këto bashki, është ajo që është vendosur se çfarë do të ndodhë kur u caktuan kryebashkiakët e rinj.

Me këtë standarde kandidaturash që kemi, me këto lloj çështjesh do të duhet të mësohemi. Sepse do të dalin dhe shumë probleme të tjera, jam i sigurt që sapo ka filluar. Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen. Imagjinoni sa periudhë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit. Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore,

edhe pikëpamja morale”, deklaroi ai. Ndërkaq, duke u shprehur se “paligjshmëria dhe imoraliteti” janë rrënjosur në kulturën tonë, Daci pyet “çfarë do të ndodhte nëse Alma K. do të kërkonte një tender më të madh. AI shtoi se rasti Gjici është vetëm një segment i vogël i të gjithë problematikës në vendin tonë. “Një i zgjedhur vendor, është fytyra e të gjithë atij komuniteti, në njëfarë mënyre është qytetari i parë. Dhe kur qytetari i parë bëhet pis,

si duhet të ndihen qytetarët e tjerë pas këtij qytetarit të parë. Ai është vetëm një segment i vogël i të gjithë problematikës që shteti ynë përballet. Nuk e lidh vetëm me mazhorancën aktuale, por sidomos me kulturën e injektuar në shoqërinë tonë në këto 30 e ca vite. Në shoqërinë tonë është ujitur gjithmonë parregullsia, paligjshmëria, imoraliteti. Të gjitha këto, janë toleruar për arsye votash. Gjitha ai zë për blerje votash para zgjedhjeve në Kukës, nuk do të ishte pa gjë.

Një kryetar bashkie që injoron të gjitha rregullat dhe premton një tender, ndonëse ishte tender qesharak. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse ajo zonja do të kërkonte diçka tjetër, por ajo zgjodhi që të kërkonte një tender qensh. Bashkia e Kukësit, pasi u kthye në një bashki të fitueshme për socialistët, nuk mund të ketë në krye të saj Safet Gjicin, kryebashkiakun që sapo u betua për mandatin e tij të dytë dha dorëheqjen pasi u shfaq në një aferë seksuale në zyrën e tij”, nënvizoi Daci.

TË NGJASHME