Një shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi, teksa ishte duke punuar.
Advertisements
Protothema.gr raporton se se 57-vjeçari ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke punuar në një kompani në zonën e Diavatit, në perëndim të Selanikut.
Advertisements
57-vjeçari me origjinë shqiptare ka rënë nga makina e ndërtimit, në një kompani me materiale të riciklueshme,
pak pas orës 08:00. E gjithë ngjarja është ende mister, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda pak ditësh.