Historia e Zogut të Zi
Advertisements
Kushdo që jeton në Tiranë e njeh zonën e Zogut të Zi, ose dhe ata që nuk e dinë të paktën e kanë dëgjuar.
Advertisements
Zogu i Zi është rreth-rrotullimi ku lidhet rruga e Durrësit me rrugën Dritan Hoxha. Ky rreth-rrotullim është ndryshuar disa herë në këto vite. Për të gjithë kureshtarët që duan të dinë se përse e ka marrë këtë emër, po tregojmë historinë.
Në fakt sapo dëgjojnë Zogu i Zi njerëzit hamëndësojnë për të vërtetën, pasi kanë dëgjuar disa histori për të.
Por, nëse i referohemi dokumenteve dhe historive më të hershme, historia është e tillë: në këtë zonë ka ekzistuar një çezmë publike ku mbi të ishte gdhendur një zog i zi. Për këtë çezmë hera e fundit që është shkruar ka qenë një revistë e vitit 1942.
Çezma dhe platforma ishte e ndërtuar me gurë dhe mbi të qe gdhendur një zog i zi. Banorët e asaj kohë vinin çdo ditë për të mbushur ujë. Ata madje e dinin dhe legjendën që qëndronte pas këtij burimi të veçantë.
Legjenda thotë se dikur këtu ka humbur jetën një djalë i ri, që vinte nga një shfat i Tiranës. Një vit rresht nëna e tij, vinte çdo ditë në këtë vend dhe e vajtonte nga pikëllimi vdekjen e djalit te varri I tij, që ndodhej diku aty pranë, derisa pas një viti vdiq edhe ajo. Pastaj vendin e saj e zuri një zog i zi, i cili nisi të vinte e të këndonte mbi varrin e djalit.
Pas vdekjes së nënës. nga ky fshat erdhën njerëz dhe ndërtuan një çezme me gurë të zi, ku gdhendën përsipër një zog. Kështu këtij vendi i thanë Zogu i Zi, prej këtij zogu që gdhendën mbi çezme.
Historia e Zogut të Zi
Kushdo që jeton në Tiranë e njeh zonën e Zogut të Zi, ose dhe ata që nuk e dinë të paktën e kanë dëgjuar. Zogu i Zi është rreth-rrotullimi ku lidhet rruga e Durrësit me rrugën Dritan Hoxha. Ky rreth-rrotullim është ndryshuar disa herë në këto vite. Për të gjithë kureshtarët që duan të dinë se përse e ka marrë këtë emër, po tregojmë historinë.
Në fakt sapo dëgjojnë Zogu i Zi njerëzit hamëndësojnë për të vërtetën, pasi kanë dëgjuar disa histori për të. Por, nëse i referohemi dokumenteve dhe historive më të hershme, historia është e tillë: në këtë zonë ka ekzistuar një çezmë publike ku mbi të ishte gdhendur një zog i zi. Për këtë çezmë hera e fundit që është shkruar ka qenë një revistë e vitit 1942.
Çezma dhe platforma ishte e ndërtuar me gurë dhe mbi të qe gdhendur një zog i zi. Banorët e asaj kohë vinin çdo ditë për të mbushur ujë. Ata madje e dinin dhe legjendën që qëndronte pas këtij burimi të veçantë.
Legjenda thotë se dikur këtu ka humbur jetën një djalë i ri, që vinte nga një shfat i Tiranës. Një vit rresht nëna e tij, vinte çdo ditë në këtë vend dhe e vajtonte nga pikëllimi vdekjen e djalit te varri I tij, që ndodhej diku aty pranë, derisa pas një viti vdiq edhe ajo. Pastaj vendin e saj e zuri një zog i zi, i cili nisi të vinte e të këndonte mbi varrin e djalit.
Pas vdekjes së nënës. nga ky fshat erdhën njerëz dhe ndërtuan një çezme me gurë të zi, ku gdhendën përsipër një zog. Kështu këtij vendi i thanë Zogu i Zi, prej këtij zogu që gdhendën mbi çezme.
Ekziston dhe një këngë për këtë tragjedi: “Seç po këndon një zog i zi/ mbi varrin e një djali të ri…”.
Sido që të jetë, krijimi flet për një lidhje mes reales e ireales. Në fakt ka një arsye thelbesore në mistifikimin e zogjve si simbol të fluturimit, lirisë e paqes. Baladat dhe legjendat e “përdorin” zogun për të kryer detyrat njerëzore, pasi ai ka një favor: ata “shfrytëzojnë” lirisht ajrin, duke kaluar sa nga bota tokësore, sa në botën e ajrit (afër qiellores).
Prandaj në mjaft legjenda, siç është ajo e Zogut të Zi, simbolizojnë “ndërmjetësin” midis botës fizike e shpirtërore. Ndërmjet llojeve të ndryshme të zogjve, “zogu i zi” zë një vend të veçantë në krijime popullore, në legjenda e mite të kulturave të ndryshme. Ai konsiderohet si pasqyrim i shpirtit, i dhimbjes, i lotëve, i vështirësive, etj. Për këtë arsye ai është përdorur dhe si simbol për të dëshmuar jo vetëm për jetën e sotme, por dhe atë të përtejme.
Nisur nga ky arsyetim, toponimi Zogu i Zi lidhet me një dhimbje, që u përjetësua për shumë kohë me simbolin e zogut të zi të vendosur në një krua.
Sidoqoftë, është një toponim orientues për hyrjen në unazën e vogël të qytetit.
Zogu i Zi, rrethrrotullimi që lidh rrugën e Durrësit me aksin hyrës verior të Tiranës, është një shesh që po transformohet nga dita në ditë. Dikur, porta e vetme hyrëse për në Tiranë, sot nga të dyja gjitha anët e saj është rrethuar me konstruksione ndërtesash të reja e moderne, fasada joshëse të bizneseve dhe qendrave komerciale. Pas shumë studimeve infrastukturore të bëra ndër vite, tashmë ky shesh duket sikur ka gjetur qetësinë, pasi një tjetër nyje disa kilometra larg saj, e cila bashkon unazat periferike të Tiranës, është përcaktuar si porta hyrëse për në kryeqytet.
Ndërkohë lulishtja rrethore e Zogut të Zi, është kthyer në një atraksion multifunksional, ku një vepër arti dinjitoze qëndron në mes. Bëhet fjalë për veprën e artistit me famë ndërkombëtare Helidon Xhixha, e ndërtuar e tëra në inoks.
Pavarësisht madhështisë së saj dhe kuptimit që mbart, (dy piramida të përmbysura në lëvizje, në formë S-je që simbolizojnë dinamikën e kryeqytetit shqiptar, asgjë nuk mund ta zëvendësojë toponimin e hershëm, paksa ekzotik, Zogu i Zi, pavarësisht mjegullës që koha ka shpërndarë.
Neritana Kraja