I vranë kunatin dhe i plagosën djalin në derën e shtëpisë, e shkuara e Gentian Bejtjas! Përfshirja e tij në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj dhe si i shpëtoi dy atentateve(Detaje)

by author

News24 raporton se viktima është kunati i këtij të fundit, ndërsa 18-vjeçari i plagosur i biri.

Advertisements

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatëssë të hënës, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk të Krujës dhe rreth 25 minuta më vonë është gjetur i djegur një automjet në lapidar të Tapizës.

Advertisements

E shkuara e Gentian Bejtjas

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.

Gentjan Bejtja u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka mbrëmjen e 9 Janarit 2022.

Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtjambeti i plagosur në krah.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, me targë “AA 020 BH”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

Ai arriti t’i shpëtonte atentatit për shkak të sasisë së vogël të eksplozivit të vendosur, çka më pas, hetuesit e cilësuan si një paralajmërim.

Gjithashtu, Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej 8 vitesh. Ai u rrëmbye jashtë ambienteve të një lokali dhe s’dihet asgjë për fatin e tij.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Enver Stafukës

Ai u zhduk mbrëmjen e 8 shkurtit në vitin 2015 nga disa persona të veshur si policë.

Enver Stafuka ndodhej në lokal me Gentjan Bejtjën, Ramazan Rrajën, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja dhe Durim Bamin.

Ata mbërritën rreth orës 19:23 dhe 21 minuta më pas, i pari që del nga lokali është Ramazan Rraja, i cili largohet me makinë. Vetëm një minutë pas tij, nga lokali po me nxitim, del Enver Stafuka. Këto janë momentet e fundit përpara rrëmbimit.

Persona të veshur si policë, të cilët po e prisnin, kanë dalë nga automjeti i tyre dhe i kanë thirrur në emër.

Fillimisht ata e kanë shtyrë dhe më pas e kanë lidhur. Ndërsa një makinë afrohet dhe katër personat e fusin Enver Stafukën në brendësi të automjetit.

Kur kanë kaluar 8 vite nga zhdukja e tij, ende nuk dihet asgjë për fatin e babait të 4 fëmijëve.

TË NGJASHME